Meta takon kreun e aleancës për Shqiptarët në Maqedoni: Të mos lejojmë shpopullimin e trevave

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Maqedoni është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se në fokus të diskutimeve kanë qenë qenë situata politike në rajon dhe ecuria e proceseve integruese.

Ai thekson se kanë rënë dakord të bëjnë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë.

Postimi i Metës

Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon.

Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.