PD publikon videon: Asnjë kriminel i thirrur nga Berisha nuk ia doli ta shkatërrojë selinë
Partia Demokratike ka publikuar një video tjetër nga protesta e 8 janarit e cila u zhvillua para selisë blu dhe ishte thirrur nga komisioni i Rithemelimit.
PD përmes videos thekson se asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha nuk ja doli ta shkatërrojë PD dhe nuk do t'ia dalë.
Sipas selisë blu, demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike.
"Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike," shkruhet krahas videos.
