Tiranë, 38-vjeçari bie nga kati i dytë i ndërtesës ku po punonte

Një 38-vjeçar në afërsi të Qytetit Studenti, ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese.

Policia bën me dije se shtetasi E. Gj., 38 vjeç, po punonte në ndërtesë në momentin që ka rënë nga kati i dytë.

Aktualisht 38-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.