Gjykata liroi 18 protestuesit, Vokshi: Arrestimet ishin të paligjshme, u bën me lista

Gjykata ka liruar 18 personat e arrestuar, të cilët ishin pjesë e protestës së 8 janarit para selisë së PD.  

Vokshi në një deklaratë për mediat, tha se nuk pati asnjë pamje filmike ku të arrestuarit po përdornin dhunë, ndërsa shton 18 demokratët e arrestuar kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Ajo shtoi se arrestimi i tyre u bë me lista të përgatituara, ndërsa shton se demokratët u arrestuan në mënyrë të paligjshme.

Albana Vokshi: Edhe policia edhe prokuroria dështuan. Nuk pati asnjë pamje filmike për t’i implikuar ata në dhunë. 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Janë shoqëruar shumë larg ambienteve të PD. Arrestimi është i paligjshme. Arrestimet e tyre janë bërë me lista të përgatituara, duke çuar deri në fund skenarin për të mbrojtur karrigen e Bashës. 

Në datën 8 u urdhëruan nga Basha për të ushtruar dhunë. Të 18 qytetarët demokratë që u arrestuan në mënyrë të paligjshme janë heronj të demokracisë, kanë paqësore dhe janë arrestuar, ndaluar me urdhër politikë, të çiftit Rama- Basha. Data 8 janar vërtetoi se ka një opozitë të vërtet, ka një opozitë reale për të qenë e denjë për çdo demokratë shqiptarë.  

Kemi parë që xhamat e parë janë thyer nga brenda, në momentin që protestuesit që hapën derën  e parë të blinduar janë sulmuar nga lart, me gaz dhe me lëndë të tjera helmuese  me karrige dhe tavolina. Në momentin që janë goditur me sende të forta, dhe me lëndë të ndryshme, janë thyer nga brenda për të bërë ajrosja e ambienteve të brendshme.

Vokshi bën thirrje që të kryhen hetimet deri në fund, dhe të gjenden dhunuesit e vërtetë. Ajo shton se dhuna ishte një skenar për të mbajtur në krye Lulzim Bashën.

Albana Vokshi: Ende ka hetime për t’u bërë. Të kryhen në  mënyrë profesionale për të gjetur dhunuesit e vërtetë. I kemi denoncuar me emra. Nuk janë arrestuar ato që ne kemi denoncuar.

Nuk është bërë hetimi deri në fund. Shpresoj që prokuroria t’i shkojë deri në fund të hetimit, qoftë ata që e urdhëruan, qoftë ata që e zbatuan skenarin e dhunës. Ishte një skenar për të mbajtur në krye Bashën.