Aksident në Kukës, automjeti përplas biçikletën, ndërron jetë 30-vjeçari

Aksident në Kukës, automjeti përplas biçikletën,
Rruga ku ndodhi aksidenti

Një aksident ka ndodhur në fshatin Shtiqen të Kukësit, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 30 vjeçar.

Policia bën me dije se në në vendin e quajtur "Ura 6-metroshe", shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen",  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Ura 6-metroshe", shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen",  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë."- njofton policia. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.