“Përshëndetje nga Kaçaniku!” Presidenti Meta kthehet nga vizita në Maqedoninë e Veriut
E ndërsa situatë politike në vend është mjaft e nxehtë, sidomos në kampin e opozitës, kur PD është futur në një përplasje mes vetes, presidenti Meta shfaqet i qetë për publikun.
Ai ka postuar një video në Facebook sot, teksa përshëndet nga makina e tij në ecje me mbishkrimin: Përshëndetje nga Kaçaniku!
Ai ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Maqedoninë e Veriut ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit atje dhe foli për bashkëpunim mes vendeve dhe për hapjen e negociatave.
Ndërkohë, kujtojmë se presidenti Meta është akuzuar se po ndërhynë në punët e PD-së, pas deklaratave të tij se fajtor për humbjen e PD-së është Lulzim Basha.
Prej disa kohësh tashmë kryedemokrati Basha e cilëson Metën si pjesë të asaj që e quan si “Trekëndëshi i Bermudës” së bashku me Ramën dhe Berishës.

