"Pendohet" Kokalari për tërheqjen: Më keni sërish në dispozicion total, lufta vazhdon

Aktivistja e njohur shqiptare e republikanëve në SHBA, Evi Kokalari, njëherësh mbështetëse e lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme njoftoi se kishte vendosur të largohej nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD.

"Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri," shkruante Kokalari.

Por mesa duket, ditën e sotme, Kokalari ka reflektuar dhe ka vendosur që të heqë dorë nga kjo deklaratë. Ajo shkruan se tani nuk është koha e përshtatshme për tu tërhequr, dhe shprehet se është plotësisht në dispozicion.

Deklarata e plotë: 

"Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;

Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t'ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon - pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit. 

Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.

"Pendohet" Kokalari për tërheqjen: Më keni sërish

Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.

Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në Neë York, Ohio dhe Florida.

Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij, fillojnë me fushatat e vitit 2022.