Andoni: Basha do e kuptojë se s’mund ta drejtojë partinë, PD ka nevojë për alternativa të tjera

Analisti Ben Andoni u shpreh se nuk mendonte se protesta e 8 janarit që u zhvillua para selisë blu do të përfundonte në atë mënyrë.

Në një intervistë për Ora News, Andoni tha se situata është shqetësuese, ndërsa theksoi se aktualisht nuk është dëmtuar vetëm PD por të gjitha partitë politike.

Ben Andoni: Nuk na la shije të mirë për shkak të nivelit të demokracisë që ne po pretendojmë. Mendoja se vetë njerëzit e PD nuk do të kalonin deri në këtë përshkallëzim, por të gjenin një gjuhë brenda familjes së tyre. Me këtë lloj përplasje, më këtë lloj niveli demokracie, me këtë lloj ligjërimi politik të të dyja kampeve është realisht shqetësuese. Në këtë moment nuk është dëmtuar vetëm PD por të gjitha partitë. Janë dëmtuar edhe eksponentë të PS duke filluar që nga Rama.

Analisti i ka konsideruar të tepruara reagimet e Edi Ramës për tensionet e krijuara në PD.

Ben Andoni: Më duket shumë i tepruar ligjërimi i tyre përsa u përket ngjarjeve në PD.

Andoni u shpreh se herët a vonë Basha do e kuptojë që nuk mund të drejtojë partinë me një pjesë të vogël të bas, ndërsa shtoi se PD dhe demokracia shqiptare ka nevojë për alternativa të tjera.

Ben Andoni: Unë mendoj se kjo po shkon në një rrjedhë logjike që herët ose vonë Basha do e kuptojë që nuk mund ta drejtojë  PD me pjesën më të vogël të bazës. Nëse do u pëlqejë opozita dhe pjesa tjetër do vazhdojë të kërkojë thjesht godinën, atëherë është një dëmtim shumë i madh. PD dhe demokracia shqiptare ka nevojë për alternativa të tjerë. Në këtë moment PD nuk e përfaqëson atë fashë që mendon se mund të përfaqësojë, ashtu si PS nga ana e saj që nuk përfaqëson masivitetin e shtresave në nevojë.

Nisur nga tensionet në PD, Andoni thotë se do shkohet në dy parti, pasi sipas tij përplasja po fillon edhe tek njerëzit e grupit parlamentar.

Ben Andoni: Kriza e PD është një krizë ekzistenciale. Në mars do të ketë një zhvillim real të PD. Mendoj se me zhvillimet e orëve të fundit po shkohet në dy parti. Përplasja po fillon dhe tek njerëzit e grupit parlamentar. Basha bëri vendimin ekstrem për përjashtimin e personave. PD ka bërë një dëm shumë të madh, ka sfumuar rolin e senatorëve të PD. Nishani është pozicionuar. Nëse Nishani do të qëndronte mbi palët, fjala e tij do të kishte peshë.

Me këtë që shikojë, mendoj se psjea e grupit të Berishës ka më shumë bazën reale, ndërsa Basha ka strukturat që votojnë. Mendoj se bashkimi është heqja e informalitetit të partisë. 

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.