"Turp i demokratëve" Berishën apo Bashën/ Kë mbështesin qytetarët? E ka marrë lumi vendin, Rama luan me ta si macja me miun
Padyshim që protesta e 8 janarit në selinë e PD-se, e thirrur nga Sali Berisha mbetet një ndër temat më të diskutuara në vendin tonë.
Por çfarë mendojnë qytetarët për protestën dhe përleshjet që ndodhën më 8 janar mes protestuesve të Berishës dhe mbështetësve të Bashës?
Kë mbështesin shqiptarët, Sali Berishën, apo Lulzim Bashën? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Qytetarët të zhgënjyer shprehen të pakënaqur nga situata e krijuar në PD, duke kundërshttuara kategorikisht dhunën që u përdor.
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk përkrahin asnjërën palë.
Përgjigjet e qytetarëve:
"E ka marrë lumi këtë vend, e kemi kokën mbrapsht."
"Dhuna s'ka të drejtë, njëra palë më keq se tjetra, s'kanë arsye fare. Nuk do shkoja të protestoja për të thyer xhama."
"Asnjëra palë nuk ka të drejtë, deri sa me njëri tjetrin duk duhen, atëherë çfarë pret?"
"Nuk kam asnjë lloj mendimi, absolutisht nuk do dilja në protestë.".
"Turp i demokratëve, luan Edi Rama me ta, si macja me miun."


