"Kam vendosur të distancohem pak", Evi Kokalari tërhiqet nga angazhimi politik në Shqipëri

Aktivistja e njohur shqiptare e republikanëve në SHBA, Evi Kokalari, njëherësh mbështetëse e lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ka vendosur që të largohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD.

Njoftimin e ka bërë vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ku shkruan se ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëri.

Kokalari sqaron se me zemër dhe mendje ndodhet “aty ku vazhdon lufta për opozitë të fortë”, por se i duhet të kthehet jetës së SHBA të cilën thekson se ka që në shtator që e ka lënë pas dore.