"Burrë me shkollë apo me lekë" Sa e vështirë është për vajzat me arsim të lartë të vendosin për martesë? Përgjigjet epike të qytetarëve

A është e vështirë për vajzat me arsim të lartë të vendosin për martesë? A ndikon arsimi i lartë në gjetjen apo mos gjetjen e partnerit ideal?

Kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Edhe pse nuk ka një recetë  për gjetjen e partnerit ideal,  një pjesë e qytetarëve pohojnë se pretendimet e vajzave me universitet rriten me kalimin e kohës dhe se kjo gjë i vështirëson ato të vendosin për bashkëshortin e jetës.

Përgjigjet e qytetarëve:

"Varet nga preferencat që ka. Siç është vajza ime me arsim të lartë dhe ai duhet të ketë nivelin e saj."

"Sot gjen  më kollaj një vajzë po pate lekë, si të arsimuar si të paarsimuar."

"Gruaja duhet të  dijë që burri është burrë, çfarë ka që t'i shërbejë burrit, i shërben familjes."

"Po, sidomos unë"

"Është e rëndësishme të ketë arsimin e lartë, por jo të jetë e fiksuar pas shkollës."