Stuhia e erës rrëzon pemën në parkun e Pogradecit
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 08:54
Stuhia e fortë e erës që ka përfshirë vendin tonë ka rrëzuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 1 pemë në parkun e qytetit të Pogradecit.
Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz në lëvizje duke shmangur dhe lëndimet.
Ndërkohë për shkak të erës së fortë në 3 njësi ka pasur probleme me energjinë elektrike gjatë natës, përkatësisht në Dardhas, Çerravë, Proptisht.
Këtë mëngjes energjia është kthyer.




