OBSH: 21.6% e fëmijëve, obezë. Më të prekur fëmijët 8 dhe 9 vjeç në zonat rurale

Obeziteti në Shqipëri tek fëmijët shihet si një nga sfidat e shëndetit publik, ku pavarësisht fushatave sensibilizuese apo rekomandimeve të shpeshta të mjekëve, qëndron në statistika të larta.OBSH ka kryer një studim të obezitetit në Shqipëri po ashtu edhe një task-forcë e huaj, midis tyre ka mos përputhje të shifrave. Duke iu referuar studimit të OBSH 21.6% e fëmijëve 7 deri në 10 vjeç janë në mbipeshë dhe 7.7% janë obezë. Jolanda Hyska, autore e këtij raporti detajon të dhënat më të fundit për obezitetin.Obeziteti shihet më i lartë në grupomoshën e fëmijëve 8 dhe 9 vjeç, duke e konsideruar këtë moshë si më problematiken. Ndërsa referuar gjinisë, raporti tregon se meshkujt janë më obezë krahasuar me femrat. 8.8% deri në 10% tek meshkujt dhe 4.3 deri në 5.9% te femrat.Për shkak të mënyrës së jetesës në zonat urbane është faktuar se fëmijët janë më të prirur për tu bërë obezë më tepër se sa në zonat rurale.Mbipesha i atribuohet mënyrës së të ushqyerit. Kur vakti i mëngjesit nuk konsumohet, sidomos tek fëmijët, trendi i prekjes nga mbipesha është dhe më i lartë.Mjekët rekomandojnë që të tregohet një kujdes i lartë në ushqyerjen e fëmijëve si në shtëpi po ashtu edhe në çerdhe e kopshte, ku të vegjëlit janë larg syrit të prindërve.