Kompania “Belle Air” ndihmon një familje të varfër në Kamëz

Kompania e fluturimeve "Belle Air", është angazhuar për ti ardhur në ndihmë familjes Berberi duke i rikthyer buzëqeshjen. Sensibilizimi i “Belle Air” ishte i menjëhershëm, pas informimit për kushtet e vështira në të cilën jeton familja tashmë e përbërë nga katër pjestarë.Drejtoresha e departamentit për kujdesin ndaj klientit, Dalina Gjiçani, theksoi se përvec ndihmës me ushqime, nënës së tre fëmijëve do u lidhet edhe një pension i përmuajshëm prej 15 mijë lekësh të reja.Yze Berberi, nëna e tre fëmijëve, së fundmi u përball në jetën e saj edhe me fatkeqësinë e ndarjes nga jeta të bashkëshortit. E gëzuar për kontributin e “Belle Air”, ajo shpreson si kjo kompani të ndërgjegjësohen biznese të tjera, ose edhe vetë qeveria.Ndërgjegjësime për raste të tilla nga ana e bordit dhe e stafit, kanë qënë pjesë e përgjegjësisë sociale të kompanisë së fluturimeve "Belle Air", e cila bën thirrje për sensibilizimin e çdo individi.