Çelet sezoni turistik në Antigone
Komuna e Antigonesë brenda së cilës është vendosur Parku Kombëtar Arkeologjik me të njëjtin emër ka çelur sezonin turistik. Antigoneja do të ofrojë këtë vit atraksione të reja turistike të kombinuara me shërbime kulinarie, turizmin kulturor dhe atë të haneve.Ne kete kuader u organizua edhe ekspozimi i produkteve te gatimit tradicional, objektet e tradites dhe te suvenireve te prodhuara nga artizanet e zones.Në ceremoninë që çeli zyrtarisht sezonin merrnin pjesë autoritete lokale, kandidatë për deputetë dhe përfaqësues të grupimeve të ndryshme politike, këngëtarë, shkrimtarë dhe artistë.Kreu i komunës, Ylli Muho, tha se komuna më e rëndësishme turistike në qarkun e Gjirokastrës ka buxhetin më të ulët në Shqipëri.Pavaresisht ketij fakti, zona e Lunxhërisë dhe Antigonesë do të nxisin këtë vit turizmin gjithëvjetor duke u mbështetur tek resurset natyrore dhe arkeologjike të zonës si dhe promocionin e haneve.Në Antigone jetojnë aktualisht rreth 7000 banorë. Vitin e kaluar komuna priti rreth 2000 vizitorë, shifër që pritet të dyfishohet këtë vit edhe me përmirësimin e shërbimeve brenda parkur arkeologjik të Antigonesë.