Starton Kupa e Afrikës, Kameruni nuk zhgënjen në start. Shihni golat e fitores

Mes shumë problemeve, covidit dhe pikëpyetjeve, Kupa e Afrikës startoi sot pas një ceremonie modeste të hapjes.

Kameruni që është dhe vendi organizator, luajti ndeshjen hapëse në “Olembe Stadium” ku mes shumë mundimeve arriti të merrte 3 pikët e para në Grupin A.

Në një stadium të mbushur, takimi me Burkina Faso nuk nisi mirë pasi miqtë shënuan të parët pas një gabimi në dalje të portierit të ri të Interit, Onnana në 24’ por brenda 45 minutave të para dy penallti të Aboubakar përmbysën rezultatin.

Pjesa e dytë ishte e balancuar e gjithsesi Kameruni ruajti rezultatin duke marrë 3 pikë në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës./Ora News/.