Video/ Shënon edhe Gjimshiti ndaj…Atalantës por fiton. Napoli 3 pikë me vuajtje

Atalanta luajti ndeshjen e parë për vitin 2022 pasi ajo e mesjavës u anulua nga covid-19. Për zikaltërit ishte një ndeshje fantastike dhe fitore tenistike në transfertën me Udinesen ndaj të cilëve fituan me rezultatin e thellë 6-2.

Ashtu si Ivan Balliu edhe Berat Gjimshiti sot shënoi një gol, por në portën e gabuar. Mbrojtësi kuqezi ishte ndër më të mirët në fushë por kur rezultati ishte 3-0 devijoi një gjuajtje të Molinës por që në fakt nuk ndikoi në rezultat pasi zikaltërit shënuan edhe 3 herë të tjera. Me këtë fitore, Atalanta vijon të mbetet në vendin e katërt por me një ndeshje më pak.

Napoli nga ana tjetër mori 3 pikë që e rikthejnë te fitorja pas barazimit me Juventusin në mesjavë.

Të kaltërit pritën në shtëpi Sampdorian ndaj të cilëve u imponuan 1-0 falë një super goli të Petagnas në 43’ por ajo që duhet theksuar ishte dëmtimi i kapitenit Lorenzo Insigne.

Sulmuesi doli me barrelë dhe dyshohet për një dëmtim të rëndë teksa në fund ekipi arriti fitoren që e lë momentalisht në vend të tretë, 5 pikë më pak se Milani../Ora News/.