Një tjetër lojtar pëson infarkt, shpëtohet mrekullisht nga mjekët. Shihni pamjet tronditëse

 

Duket se nuk po ndalen problemet shëndetësore të lojtarë në fushë këtë vit. Ndoshta diçka duhet riparë te kontrollet mjekësore pasi pothuajse çdo javë nga kampionate të ndryshme të botës na vijnë pamje të rënda.

Një ditë më parë ishte rasti i Othman Coulibaly i cili pësoi një atak kardiak dhe me pamjet e transmetuara direkt ndoshta të gjithë menduan se ai ndërroi jetë.

Jemi në kampionatin e Katarit në ndeshjen Al Rayann-Al Wakra, ku në 41’ Coulibaly rrëzohet në mënyrë të pavetdijshme pasi pësoi një arrest kardiak.

Pamjet janë tronditëse teksa duket trupi i lojtarit që lëviz në mënyrë të pavetdijshme ndërsa menjëherë i vjen në ndihmë ekipi mjekësor.

32-vjeçari menjëherë u dërgua në spital dhe fatmirësisht mjekët arritën ta mbanin në jetë futbollistin i cili ishte me fat që ndërhyrja ishte shumë e shpejtë./Ora News/.