Video/ Bayern Munchen në emergjencë totale, e nis vitin me humbje
Situata te Bayerni është nga më të vështirat ndonjëherë dhe për ta kuptuar më mirë mjafton të shikoje stolin sot në ndeshjen e parë për vitin 2022.
Vetëm emra djelmoshash dhe lojtarë nga academia pasi 12 të tjerë janë me covid, të dëmtuar ose kanë shkuar në Kupën e Afrikës.
Në kushte të tilla ishte një ndeshje emergjence dhe në “Allianz Arena”, skuadra e Nagelsmann u dorëzua përballë Borussia M’Gladbach që fitoi me rezultatin 2-1.
Ishte i përhershmi Robert Lewandowski ai që hapi serinë e golave në 18’ duke krijuar iluzionin e një fitoreje të lehtë por miqtë brenda pjesës së parë dhe për 4 minuta barazuan dhe përmbysën situatën.
Neuhaus shënoi në 27’ ndërsa Lainer në 31’ i dha avantazhin Borussias që e ruajti rezultatin deri në fund duke thyer kështu bavarezët pas 5 fitoreve radhazi.
Një start i tillë mund të jetë shans i mirë për Dortmundin të afrohet teksa Bayerni duhet të shpresojë te lojtarët që të shërohen sa më shpejtë nga covid-19./Ora News/.
