E akuzuan se merr një “mal” me para, Pique zbulon pagën për të gjithë

Ndërsa në Shqipëri pagat e të gjithëve, sportistë, e punonjës të thjeshtë janë zbuluar duke u shpërndarë si era nëpër rrjetet sociale, në botën e sportit aludohen shumë deri në momentin që klubet bëjnë publike bilancet.

Në Spanjë, Gerard Pique u vendos në bankën e të akuzuarve pasi sipas shtypit iberik ishte një nga ata që merrte më shumë dhe ishte bërë pengesë për merkaton.

Për të thuhej se merrte 28 mln euro bruto në sezon ndërsa Busquets 23 mln dhe Alba 20 mln euro në vit.

Aq zhurmë u bë saqë sot Gerard Pique vendosi të mbyll gojët e liga duke publikuar pagën e tij per të gjithë, dhe të gjithë u habitën në fakt.

 

Pra 2.328 mln Euro ishte paga deri në dhjetor për të teksa pagesa tjetër, e njëjtë sa e para bëhet në fund të sezonit. Pra paga e Pique në total është 4.6 mln euro pothuajse por në atë që ka treguar lojtari nuk përfshihen bonuset./ Ora New/.