Ka festë për Milot Rashicën, shënon golin e parë me Norwich (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 17:05
Më në fund edhe Milot Rashica shënon në futbollin anglez. Sulmuesi dardan i transferuar këtë verë nga Werder Bremen te Norwich arriti të shënonte golin e parë me këtë skuadër teksa sot në FA Cup iu dha hapësirë edhe pse një pjesë loje, atë të dytën.
Duhet thënë se Rashica ka patur vështirësi deri tani në Premier League por sot ai mori një doze të fortë optimizmi me golin e shënuar në 79’ teksa Norwich falë këtij goli avancoi më tej në FA Cup duke mundur kështu Charlton./Ora News/.
