Napoli përforcohet në mbrojtje por Insigne zyrtarizon largimin te Toronto
Te Napoli ishte një ditë plot të reja në merkato. Të kaltërit që kishin nevojë për një mbrojtës pas largimit të Kostas Manolas bënë zyrtare afrimin e Axel Tuanzebe nga Man. United.
Mbrojtësi 24-vjeçar vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit nga “djajtë e kuq” të cilët mund të diskutojnë në verë me klubin Italian edhe për shitjen përfundimtare të tij, gjithmonë nëse lojtari bind Spallettin.
✍️ Welcome Axel????
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 8, 2022
???? https://t.co/98EWzWUJFT
???? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/29gDNkiNNV
Ndërkohë te Napoli u bë zyrtare largimi i kapitenit Lorenzo Insigne. Në fund të kontratës me të kaltërit, sulmuesi nuk pranoi ofertën e De Laurentiis për të rinovuar dhe sigurisht kishte të drejtë sepse Toronto i ofronte trefishin e asaj që i dha presidenti napoletan.
Për 7.7 mln euro neto në sezon për 4 vitet e ardhshme plus 4.5 mln euro bonuse, Insigne do të nisë nga 30 qershori aventurën e re në Major League Soccer me kanadezët e Torontos të cilët prezantuan edhe goditjen e madhe./Ora News/.
