Momenti i artë për Ivan Balliun, mbrojtësi shënon golin e parë në La Liga (Video)

Sezon si ky vështirë të vijë në karrierën e Ivan Balliut. Titullar i padiskutueshëm në një kampionat si La Liga me Rayo Vallecanon, ndër më të mirët dhe më stabël deri tani në fushë ndërsa sot e gjithë puna e tij u shpërblye me një gol.

Ishte një gol shumë i rëndësishëm sepse i pari për të në La Liga dhe për Vallecanon të cilëve u dha një pike shumë të rëndësishme në kampionat.

 

Të ndodhur në disavantazh përballë Betis në shtëpi, Vallecano bëri të pamundurën dhe vetëm në 71’, Balliu me një gjuajtje në zone arriti të shënonte duke vendosur barazpeshën e cila zgjati deri në minutat finale.

Me këtë pike të marrë, Vallecano mbetet në zonën e Europës, shumë pranë edhe me vendin e tretë me të cilët i ndajnë vetëm 3 pikë,/Ora News/.