Benzema dhe Vinicius dhurojnë spektakël, Real Madrid dominon Valencian. Shihni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 22:56
Real Madrid shkëputet sërish në La Liga në pritje të Sevillas së vendit të dytë. Në "Bernabeu", skuadra e Ancelottit priti Valencian që po kalonte një formë të mirë por tregoi se është një nivel shumë më lartë se rivalët.
Me një dyshe jashtëzakonisht në formë si Benzema dhe Vinicius Junior, Real Madridi arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 4-1, teksa golat i ndanë mes tyre pikërisht francezi dhe braziliani. Në 43' ishte Benzema që me penallti shënoi një gol jubile sepse ishte goli i 300 i tij me fanellën e Realit.
Në pjesën e dytë ishte spektakli i Vinicius që shënoi një dygolësh teksa Guedes realizoi në 76' për miqtë. Pak para fundit ishte sërish Benzema që realizoi Me këtë sukses, Reali shkoj 8 pikë më shumë se Sevilla në renditje por këta të fundit janë me dy ndeshje më pak./Ora News/.
