Video/ Shihni golat e fitores, Chelsea e ka si stërvitje kualifikimin në FA Cup

Fitorja ndaj Tottenham dhe tani suksesi në FA Cup duket se ka mbyllur çdo plagë te Chelsea. Si krizën e vogël në rezultate ashtu edhe çështjen Lukaku i cili sot në FA Cup u rikthye te goli duke bërë paqe me tifozët “blu”.

Ndaj një rivali modest si Chesterfield, Tuchel nuk i kurseu yjet në formacion në këtë sfidë me ndeshjen që përfundoi 5-1 dhe ku shënuan Lukaku, Werner, Odoi, Ziyech dhe Christensen.

Për miqtë shënoi edhe Asante për golin e nderit teksa kjo fitore do t’i shërbejë Chelseat të rinisë aty ku e la ndjekjen e Man. City në Premier League./Ora News/.