Shikoni golat, Tottenham dhe Liverpool avancojnë me goleadë në FA Cup
Në ndeshje të tilla për klubet e mëdha mund t’i jepet shanse të rinjve dhe atyre që nuk luajnë rregullisht dhe një gjë të tillë e bënë Liverpool me Tottenham.
Pothuajse me nga 6-7 ndryshime titullarës për të dyja në fushë, nuk e diskutuan kualifikimin në FA Cup në raundin e katërt të këtij kompeticioni.
Liverpooli u angazhua në shtëpi përballë Shrewsbury të cilët surprizuan menjëherë “The Reds” me një gol të shpejtë por më pas Liverpool shënoi 4 herë të tjera me Gordon, Fabinho, Firmino e sërish Fabinho.
Edhe Tottenham fitoi me rezultat të thellë ndaj modestëve të Morecambe por Spursat ia vështirësuan pak ndeshjen vetes pasi u ndëshkuan në 33’nga O’Connor dhe vetëm në pjesën e dytë përmbysën situatën.
Në 74’ Winks hapi rrugën e fitores e më pas Moura në 85’ dhe Kane në 88’ vulosën kualifikimin për më tej në FA Cup./Ora News/.
