Granit Xhaka sërish me covid-19. Lojtari i Arsenalit përfundon në izolim

Vala e re e infektimeve me covid-19 ne Premier League nuk kursen as Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar i “topçinjve” ka përfunduar në izolim pasi në testet e zhvilluara tashmë të përditshme pothuajse, ai ka rezultuar pozitiv.

Siç njofton Arsenali bashkë me të ka dale me covid-19 edhe Falorin Balogun i cili gjithashtu është izoluar dhe për 10 ditë bashkë me Xhakën nuk do të jenë në dispozicion.

Për mesfushorin dhe kapitenin e Zvicrës nuk është hera e parë që infektohet pasi edhe më 1 Shtator ai rezultoi me covid-19 dhe madje hapi polemika sepse ishte ndër lojtarët që nuk donte të vaksinohej.

Për të është hera e dytë teksa do të jetë mungesë e rëndësishme për Arsenalin që po kalon një periudhë fantastike në Premier League./Ora News/.