Mos humbisni golat, Dortmundi bën një përmbysje drithëruese ndaj Frankfurt
Humbja e Bayern Munchen një ditë më parë e bënte të detyrueshme sot fitoren për Borussia Dortmund e cila deri pak minuta nga fundi po e humbiste takimin e saj por në fund mori 3 pikët në një mënyrë të “çmendur”.
Në një superduel të javës, së 18-të, Dortmundi luajti në transfertën me Eintracht Frankfurt të cilët ishin në një formë të shkëlqyer derisa u ndërpre kampionati por sot u dorëzuan përballë Haaland me shokë të cilët triumfuan 3-2 në një përballje spektakolare.
Mjaft mirë e nisi Frankfurti me 2 gola të shpejtë nga Borre në 15’ e 24’, çka shokoi ekipin e Rose dhe fraksioni i dytë i ndeshjes ishte superior për miqtë.
Hazard i asistuar nga Haaland hapi ndeshjen në 71’ teksa Bellingham në 87’ barazoi gjitçka dhe në minutën e 90’ mesfushori Dahoud shënoi golin e çmendur që i dha suksesin e merituar verdhezinjve.
Tashmë Dortmundi është vetëm 6 pikë larg Bayernit dhe gara për titull mund të thuhet se është rihapur./Ora News/.
