Video/ Milani shkëlqen sërish, dominon Venezian dhe parakalon Interin
Në ndeshjen e dytë radhazi të vitit 2022, Milani sërish arrin të fitojë dhe të bindë. Skuadra e Piolit arriti të merrte 3 pikë në transfertën me Venezian ku dominimi kuqezi ishte i dukshëm.
Me të nisur sfida, menjëherë miqtë kaluan në avantazh në 2’ me golin e Zlatan Ibrahimoviç i cili arrin ta çojë në 80 numrin e klubeve europiane në pesë ligat më të mira të cilëve u ka shënuar në karrierën e tij.
Edhe fraksioni i dytë i ndeshjes nisi sërish me goline Milanit ku me anë të Theo Hernandez në 48’ dyfishoi rezultatin dhe vulosi fitoren.
Në 58’, Svoboda del me të kuq duke ia lehtësuar më shumë ndeshjen kuqezinjve që shënojnë me Theo Hernandez sërish me penalltinë e shkaktuar nga lojtari i Venezias.
3-0 është dhe rezultati final për kuqezinjtë që shënojnë suksesin e tretë radhazi dhe për momentin spostojnë Interin në krye të Serisë A./Ora News/.
