Sevilla i përgjigjet Real Madrid, fiton me Getafen dhe i afrohet kreut (Video)

Sevilla nuk bën asnjë lëshim në garën për titull duke bërë të sajën në ndeshjen e radhës.

Pas fitores së Realit, skuadra e Lopeteguit ishte e detyruar të fitonte për të dhënë një përgjigje dhe arriti ta bënte me një fitore minimale ndaj Getafes.

Edhe pse me mungesa nga covidi, dëmtimet dhe lojtarët e larguar në Kupën e Afrikës, Sevilla mori maksimumin me një fitore minimale 1-0 të vendosur nga Rafa Mir në minutën e 22’ të ndeshjes.

Edhe pse nuk munguan rastet për të thelluar avantazhin në pjesën e dytë, vendasit morën atë që kishin nevojë 3 pikë dhe tani janë 5 pikë larg Real Madrid por nuk duhet harruar se kanë një ndeshje më pak se skuadra e Ancelottit./Ora News/.