Ekipi i Sheikëve për turp, eliminohet nga një ekip modest në FA Cup (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 18:13
Mund të quhesh çdo ditë klub miliarderësh, sheikësh, apo çdo lloj epiteti të mundshëm por në fushë vendos topi.
Sot Newcastle bëri një figure qesharake teksa u mund para tifozëve të saj në Kupën e Anglisë nga një ekip modest, ku i gjithë ekipi nuk vlen as sa Trippier, goditja e fundit në merkato e “qymyrxhinjve”.
Ishte Cambridge United ekipi që mposhti me rezultatin minimal 1-0 Newcastle në shtëpinë e këtyre të fundit duke marrë dhe me meritë kualifikimin për në raundin e katërt të Kupës.
Kieran Trippier, blerja e fundit e Sheikëve ishte në fushë por asgjë nuk e shmangu humbjen dhe eliminimin e tyre në FA Cup./Ora News/.
