Armando Broja titullar, Southampton vuan për t’u kualifikuar në FA Cup (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 21:09
Armando Broja vijon të ketë besimin e trajnerit Hasenhuttl te Southampton i cili hodhi titullar sërish sulmuesin shqiptar në FA Cup.
Në një transfertë jo të lehtë si ajo ndaj Swanseas, lojtari shqiptar bëri një paraqitje të mirë, u shfaq i rrezikshëm në disa raste por nuk ishte e thënë të shënonte.
Gjithsesi Redmond kaloi në avantazh Southamton në 8’ por Valery lë me 10 lojtarë Brojën me shokë që në 29’ duke kushtëzuar edhe lojën e ekipit bashke me Brojën.
Sulmuesi kuqezi u ndërrua në 72’ e në 77’ vendasit barazuan duke e çuar lojën në shtesa.
Pas 120 minutash lojë, Southampton arriti të avanconte duke fituar 3-2 në fund në FA Cup në një mbrëmje aspak të lehtë./Ora News/.
