Në punë me pasaportë të gjelbër, detyrimi për administratën e biznesin shton vaksinimet në Kukës
Vendosja e pasaportës së gjelbër si kusht për të hyrë në punë për administratën dhe punonjësit e njësive tregtare është reflektuar me rritje të interesit për vaksinim edhe në Kukës. Pas festave në qarkun verilindor janë rritur edhe kërkesat për tampon, pasi qytetarët po ngatërrojnë simptomat e gripit me atë të koronavirusit.
Detyrimi për të hyrë në punë me çertifikatë vaksinimi për administratën, dhe punonjësit e njësive tregtare ka shtuar kërkesat për vaksinim në Kukës.
"Kemi goxha numër të rritur të aplikantëve javën e parë të janarit."
Shefi i Shërbimeve Mbështetëse në Njësise Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xhaferr Rexhmati, thotë se nga nisja e procesit mbi37 mijë qytetarë në Kukës kanë marrë vaksinën anti-Covid.
"Në 37 500 doza të aplikuara janë doza të para, të dyta dhe të treta."
Si në të gjithë vendin, javën e parë të janarit ka pasur shtim të kërkesave për tampon edhe për shkak të ngatërrimit të simptomave me gripin e stinës që po qarkullon këtë dimër.
"Kemi pasur 2-3 raste pozitive ku kanë dalë qytetarë të infektuar por nuk jemi në situatë alarmante."
Në qarkun e Kukësit numërohen 83 raste aktive me Covid.
Ndërsa mjekët këshillojnë zbatimin e masave parandaluese për kryerjen e vaksinës si mjetin me efikas për tu mbrojtur nga virusi që u ka marrë jetën 3,230 shqiptarëve gjatë gati dy viteve pandemi.

