"Lufta" për selinë e PD-së/ Foto nga protesta
Qindra protestues, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë protestuar në selinë e Partisë Demokratike të shtunën, në një revoltë kundër kreut të kësaj partie Lulzim Basha.
Ndërsa protestuesit e Berishës tentuan të hynin në ambientet e selisë, mbështetësit e Bashës hodhën gaz lotsjellës dhe pluhur nga fikëse zjarri për të frenuar hyrjen e protestuesve.
Ndërkohë pak orë më parë në një konferencë për mediet Sali Berisha paralajmëroi sërish protesta në vijim, duke thënë se Basha sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve.
Në të njëjtën kohë Basha në një konferencë për media tha se Berisha dhe organizata e tij kriminale dështuan që të nënshtronin selinë e PD-së.
Në konferencën për mediet, ai tha se Berisha me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA
Foto e siguruara nga gazetari Isa Myzyraj përcjellin momentet më të rëndësishme të protestës.











