“Selia është objekt i Ministrisë së Brendshme” Berisha: Basha u muros në muret e Kryeministrisë

Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas protestës së zhvilluar para selisë së PD është shprehur se sot Lulzim Basha është murosur në muret e Kryeministrisë.

 Në fjalën e tij Berisha tha se selia aktuale është një objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë, ndërsa shtoi se selia e PD është bunker personal i Bashës

Sali Berisha: Selia që patë nuk është e PD, por është një objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka ndodhur në botë që një seli partie të pushtohet në këtë mënyrë nga narkoqeveria. Është bunker personal i Bashës. Protestuesit nuk erdhën për t’i bërë ballë forcës së narkoqeverisë. Sot nëse nuk është çliruar selia, sot po përdor fjalët e Andi Bejtjës: Basha u muros në muret e Kryeministrisë. Kjo është shumë, është motivim për popullin shqiptarë.