Basha: Sali Berisha me organizatën kriminale tentuan të merrnin PD me mjete terroriste
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale dështuan që të nënshtronin selinë e PD-së.
Në konferencën për mediat, ai tha se ai me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA.
Basha: Nuk pranon rregullat demokratike, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia.

