I dënuar me 8 vite burg për kultivim narkotikësh, arrestohet ish-shefi i policisë në Tepelenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 17:36
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga ish-shefin e specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi.
61 vjeçari, banues në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal".
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim.
Sipas prokurorisë, i pandehuri mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.
Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

