Atentati tek “Don Bosko”, dëshmitë e të plagosurve të sulmit me armë. Merreshin me trafik droge
Tri ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, Erion Çela, dhe plagosjes së katër personave të tjerë në rrugën "Don Bosko" në Tiranë policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët. Nga vendet e huaja janë kërkuar të dhëna për precedentët e personave që ishin objekt i sulmit me armë, ndërkohë që nga dëshmitë e mbledhura për ngjarjen është mësuar se i plagosuri Edmond Crroj por edhe vëllezërit Erion e Blerim Çela, kishin precedentë penalë kashtë vendit.
Dy ditë pas atentatit me armë në rrugën "Dom Bosko" ku u vra një person dhe katër të tjerë mbetën plagosur, policia ende nuk ka asnjë të dhënë të vlefshmë për autorët.
Deri më tani hetuesit kanë në tavolinën e punës dëshmitë e personave të cilët ishin shënjestër e plumbave si dhe kamerat e sigurisë.
Para hetuesve Urim Crroj, vëllai i të plagosurit Edmond Crroj që dyshohet që ishte edhe shënjestra e atentatit, ka deklaruar se rreth orës 16:00 të datës 4 Janar i ka telefonuar bashkëshortja e Ervin Çelës ku i ka treguar për ngjarjen.
Sipas tij biseda e fundit më të vëllain Edmondin ka qenë po atë ditë, rreth 2 orë para regjistrimit të ngjarjes, i cili i ka thënë si ishtë në një lokal por nuk i ka treguar për vendodhjen.
Ai është shprehur se ai dhe i vëllai kanë qenë në burg në Itali për lëndë narkotike, si dhe në Francë për trafikim të qënieve njerëzore.
Referuar dëshmisë së tij, ai ka treguar se Erion dhe Blerim Çela janë marrë me tregtim lëndësh narkotike ne Itali.
Personi tjetër, i cili ishte pjesë e tavolinës, Arben Dani, në polici ka treguar se pak minuta para se ngjarja të ndodhte është futur brenda lokalit.
Pasi janë ulur të gjithë në një tavolinë, vetëm pak minuta më pas sipas Danit janë dëgjur krisma armësh ku ka vërejtur që një plumb e ka kapur në pjesën e këmbës.
Po ashtu edhe pronari i lokalit ku ndodhi krimi i rëndë, shtetasi E.A, ka treguar së telefonatën e parë e ka marrë nga banakieri i lokalit, i cili i ka kërkuar që të shkonte urgjent dhë të shikonte kamerat.
Ai ka parë kamerat dhe ka vënë re policinë, e cila ishte në vendngjarje.
E ndërsa 19-vjeçari, Azbi Selimaj, i cili ishte klient i rastësishëm në lokal ka shpjeguar se ka qenë nën shoqërinë e 3 personave të tjerë dhe sapo ka dëgjuar krisma armësh është shtrirë në tokë.
Sapo të shtënat kanë ndalur ai ka dalë nga dritarja e thyer ku ka vënë re se ishte i dëmtuar ku më pas ka shkuar në spitalin për ndihmë mjekësore.
Po ashtu gjatë kontrollit të kryer nga policia në banesat e Edmond Crroj si dhe 2 vëllezërve Çela nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.


