Kundërshtohet projekti i ujësjellësit, banorët e ish-kënetës Durrës: Tubacionet pa parametra teknikë
Realizimi i investimeve publike në 30 vitet e fundit shpesh ka sjellë më shumë probleme se zgjidhje.
Një veprim të tillë kanë zbuluar edhe banorët e ish-Kënetës në Durrës në shtrirjen e tubacionit të ujësjellësit.
Madje për të kërkuar realizimin e një projekte me standarde dhe që do tu sigurojë ujë të pijshëm për një kohë të gjatë kanë ngritur dhe një përfaqësi.
Sipas tyre shtrimi i tubacioneve është duke u bërë jashtë standardeve teknike.
"Ky ujësjellës që po bëhet është jashtë kushteve teknike. Kjo është një nga arsyet që ne si banorë dhe unë si përfaqësues i komunitetit pretendoj që këtu është jashtë kushteve teknike."
Ata thonë se e gjithë zona është e rrezikuar nga ky projekt në mënyrën se si po zbatohet.
"Pasojat do të jenë fatale nëse ky tub me këto përmasa çahet. Nëse çahet mbytet e gjithë zona e Kënetës."
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së drejtuar nga Emiriana Sako që të ndërhyjnë në kohë në mënyrë që projekti të zhvillohet sipas parametrave të duhur teknikë.
