Boris Johnson më i butë se homologu Macron: Vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm në Britani
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha sot se “vaksinat kundër Covid-19 nuk do të jenë të detyrueshme edhe nëse vaksinuesit i dekurajojnë njerëzit që të vaksinohen”.
Johnson tha se donte të bindte njerëzit që hezitonin të vaksinoheshin, por ata që përhapnin dezinformata e bënë më të vështirë të gjithë përpjekjen.
"Unë dua një qasje vullnetare në këtë vend dhe ne do të mbajmë një qasje vullnetare," u tha Johnson gazetarëve.
Ndryshe nga kryeministri britanik, homologu i tij francez Emmanuel Macron deklaroi dje se do t’ua vështirësojë jetën të pavaksinuarve në Francë.
Macron tha se do t’i shqetësojë ata që nuk kanë marrë vaksinën, por megjithatë ai sqaroi se nuk do të vaksinojë askënd me detyrim, por do të përpiqej t’i inkurajonte njerëzit që të vaksinoheshin.
Nga 15 janari deklaroi Macron, të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë nëpër bare, restorante, teatro apo kinema.
