31-vjetori i PD-së në Fier, Berisha: Fillimet e themelimit të vështira, armë të vetme kishim tolerancën

Dega e PD në Fier feston 31 vjetorin e themelimit. I pranishëm në aktivitet ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nga Fieri Berisha fillimisht uroi besimtarët ortodoksë që festojnë ditën e Ujit të Bekuar.

Berisha: Sot të gjithë ne këtu kemi shumë detyrime për tu përulur me nderim të madh, për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre grave dhe burrave të Fierit, intelektualëve, punonjësve të këtij qyteti që themeluan më 6 janar 1991 në Fier PD e parë opozitare në një kohë kur diktatura e llogariste Fierin një bastion të sajin.

Kohët e fillimit për fillestarët nuk kanë qenë të lehta, e vërteta është se terrori i kuq na shoqëronte nga një komunë në një komunë tjetër, nga një fshat në një tjetër, por ashtu siç ishin dhe idealet e demokratëve të Fierit, ne qëndronim në të drejtën tonë.

Berisha më tej tha se jo të rralla ishin rastet kur i gjuanin me gurë në kalim e sipër ose përpiqeshin t'i bllokonin rrugën.

Berisha: Ne armë të vetme kishim tolerancën dhe përpiqeshim me vendosmëri të fitojmë zemrat dhe mendjet e njerëzve.