Bardhi: Berisha po dëmton PD-në, ka thirrur protestë para selisë për hallin e tij personal
Në një prononcim për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se Berisha po dëmton interesin elektoral të PD-së me mashtrime të përditshme.
Sipas tij, ai po ngre kauza të rreme deri tek thirrja e një proteste para selisë së PD-së, kundër partisë së tij për hallin e tij personal.
Bardhi shtoi se kjo protestë ka për qëllim që të bunkerizojë PD-së, ashtu sikurse është bunkerizuar ai me gjithë familjen e tij.
Bardhi: Berisha po dëmton interesin elektoral të PD-së me mashtrime të përditshme. Shpikja çdo ditë e një kauze të rreme, deri te thirrja e një proteste kombëtare kundër partisë, sepse po rregullohen ambientet e punës dhe po vendoset adeziv, është një shpërdorim i madh që një demokrat bën. Kjo protestë ka për qëllim që të bunkerizojë PD-së, ashtu sikurse është bunkerizuar ai me gjithë familjen e tij. Berisha ka thënë vetëm gënjeshtra qysh nga 9 shtatori, për ta shndërruar PD-në në një mburojë të hallit të tij personal.

