Bardhi flet me emra konkretë: Myftar Lumneshi, trafikant drogës që shoqëron Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2022, 16:43
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka folur edhe për emrat të përfolur si trafikantë drogë që shoqërohen me ish-kryeministri Sali Berisha.
I pyetur se cilët janë konkretisht këta trafikantë drogë, Bardhi përmendi me emër Myftar Lumneshin si pjesë e grupit kriminal B9.
Pyetje: Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?
Gazment Bardhi: Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi. Faleminderit!
