A po favorizohet Dabulla? Prokurori nuk apelon vendimin e gjykatës, miliona evazion me Telebingon

Kur janë mbushur 15 ditë nga vendimi i Gjykatës së Tiranë, për të mos pranuar kërkesën e prokurorisë, për arrestimin e biznesmenit të “Telebingos”, Alban Dabulla dhe 19 zyrtarëve të tjerë, akuza e kryeqytetit ende vijon të jetë e pavendosur për të apeluar ose jo vendimin e gjyqtares, Oltjona Goxha.

Ky refuzim i organit të akuzës së kryeqytetit, vjen në një kohë, kur dosja penale vijon të jetë e hapur dhe numri i personave të implikuar në këtë aferë ekonomike, që llogaritet prej më shumë se 3 milion euro, vijon të rritet.

Personat e kapur me përgjegjësi penale nga prokuroria shkojnë tek 23 vetë, ndërsa për 19 prej tyre përfshirë dhe biznesmenin Alban Dabulla, u kërkua masë sigurimi në gjykatë.

Por edhe pse prokuroria nuk mundi të bindte në shkallën e parë gjyqtaren Oltjona Goxha, për të miratuar masat e arrestit, çuditërisht është sërish prokuroria e Tiranës, që ende nuk ka ndërmarë një vendimarje për apelimin ose jo të masave të sigurisë.

Çështja penale kundër Dabullës dhe 23 zyrtarëve të tjerë, që ka marë spunto nga një shkresë me Nr.5876 të datës 20 shtator 2019, nuk mund të mbyllet.

Çështja është në fazën përfundimtare dhe në ditët në vijim prokurori i çështjes, Leonard Filopati, do komunikojë akuzat për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale që i ka shkatuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 3 milion euro.

Ndaj pronarit të kompanisë “Telebingo”, rëndon akuza e “Mospagimin e Taksave dhe Tatimeve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara dhe pa liçensë”.

Kjo pasi, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Alban Dabulla, ka vijuar aktivitetin e lotarisë “Telebingo” për një afat 8 mujor duke mos pasur asnjë miratim licence nga organet përkatëse.

Sipas kësaj akuze, subjekti ka krijuar të ardhura në një kohë kur licenca e tij kishte përfunduar.

Por ajo që është më e rënda, i njohuri edhe si mik i kryebashkiakut Erjon Veliaj, akuzohet edhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje penale, dyshohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave”. 

A po favorizohet Dabulla? Prokurori nuk apelon vendimin e gjykatës, miliona