Berisha i dërgon mesazh Bashës nga Fieri: Fara e keqe e tillë mbetet

Në 31-vjetorin e themelimit të PD-së në Fier, i pranishëm ishte edhe ish-lideri Sali Berisha.

Berisha tha se dega e PD në Fier që nga themelimi i saj deri më sot, ishte dhe mbetet një nga degët më kryesore të një rëndësie për PD-në dhe fatet e saj. Berisha i dërgoi edhe një mesazh Bashës nga Fieri.

Duke cituar një thënie popullori Berisha tha se "Fara e keqe, e tillë mbetet."

Berisha: Në rast se degët e tjera do kishin funksionuar siç ka funksionuar Fieri do kishte dëshmuar përkushtimin, guximin dhe vendosmërinë.

PD do ishte prej kohësh në pushtet dhe do kishte shënuar arritje të tjera shumë të mëdha në programin e transformimit të Shqipërisë. Ne vijmë në këtë 31 vjetor pas 8 vitesh në të cilat e vërteta është se udhëheqja e kësaj forcve politke në Tiranë dëshmoi dobësi ekstreme dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që demokratët i besuan drejtimin, solli forcën tonë politike nga humbja në humbje. Ai dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite, ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm. Jo se ne nuk punuam që të ishte lider i besueshëm, por e thotë populli: "Fara e keqe e tillë mbetet."