Demalia replikon me Ervin Kullurin: Nuk më intimidon dot asnjë lloj këllire
Publicisti, Ilir Demalia, është përplasur sërish në debat me ish-sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes Ervin Kulluri.
Në një replikë në distancë, Demalia thotë se njerëz si ai që kanë abuzuar me pushtetin nuk e intimidojnë dhe as i mbyllin dot gojën.
Demalia: Nuk më intimidon dot asnjë lloj këllire. Kullur-Këllira, fshatari Dukatit që ka punuar vetëm punë partie dhe ka abuzuar me pushtetin që ka pasur, ky pleh kërkon të më intimidoje që të më mbyllë gojen për këllirat e tij. I themë këtij këlllire dhe gjithë këllirave si ky, që kanë grabitur shtetin në pozicionet publike që kanë pasur, se nuk do t'u ndahem.Po citoj Faik Konicën se cfarë shkruan në shkrimin për stervitjen morale dhe sociale!
“Po është një vend në faqe të dheut ku katilin, hajdutin, plackitësin e kanë për njeri të nderuar, hapen që t'i bëjnë udhë kur ikën, e fshehin nga i vetëthëni gjyq, në i'u tektë së vetëthënës policë të bëjë sikur e kërkon, edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë. Kur i dëgjohet emri në një sallon a rrugë njerëzve u ngjethet mishi e u vjen ndot."
Kjo është Shqipëria sot e Kullur-Kellirave të këtij 30 vjeçari që kan grabitur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe bëjnë moral dhe kapërdisen nëpër studio televizive. Kjo sepse shqiptarët nuk duan shtet të së drejtës por KËLLIRA.

