Berisha: S'është çështje karrigesh, Basha i lidhur në afera biznesi me Ramën në portin e Durrësit
Ish kryemistri Sali Berisha akuzoi Bashën dhe Ramën se po kërkojnë të marrin peng selinë e PD-së.
“Pasi kaloi nga humbja në humbje u thotë shqiptarëve më ndiqni se jam e ardhmja, në fakt ai është vetëm humbja. Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë tonë.
Më lejoni tju garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige a një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa do i falnim 20 karrige e 20 brava por problemi është tek parimi themelor I çdo demokracie të vërtetë në të cilën shumica sundon dhe pakica respekton. Shkelmim i këtij parimi është i pari i të gjitha diktaturave komuniste.”
Berisha tha se Basha është peng dhe i lidhur në afera biznesi me Edi Ramën në portin e Durrësit.
"Është peng i vërtetë në afera të mëdha korruptive. Është peng i dosjes Nik Muzinit dhe Toyta Yaris dhe i lidhur në afera biznesi në portin e Durrësit me Edi Ramën. Nuk kemi të bëjmë me një person me çrregullime të shëndetit mendor por me një farë të keqe të moralit njerëzor që nuk njeh asnjë normë, standard apo gjë tjetër."
Berisha ndodhet në Fier për të festuar 31 vjetorin e PD-se se kesaj dege.
Sali Berisha nga Fieri i dërgoi një mesazh edhe kryeministrit Rama. Ai i bëri thirrje "të heqë dorë nga skenarët e thurur së bashku me Bashën kundër demokratëve." Berisha e paralajmëroi Ramën se nuk do të m,erren vetëm me "pengun" por edhe me "pengmarrësin."
