Vatrat me Covid-19 kërcënojnë 5 ndeshje të Serisë A, ja kush rrezikon

Pushimet e fundvitit kanë shkaktuar një vale të re infektimesh te skuadrat e Serisë A. As Italia nuk mund t’i shpëtonte rritjeve në numra ashtu siç ndodhi në Angli, Spanjë dhe Gjermani dhe tashmë rifillimi i kampionatit po kërcënohet seriozisht.

Liga e Futbollit ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së javës së 20-të e cila luhet e gjitha më date 6, pra të enjten por ASL ose institucioni rajonal i shëndetësisë mund të vendosë fatin e çdo takimi.

Në total janë 88 raste ose 88 futbollistë me covid-19 në Serinë A teksa pikërisht ASL ka bllokuar Salernitanën për ndeshjen me Venezian dhe kjo sfidë pothuajse mund të quhet e shtyrë.

Gjithashtu është ndeshja Juventus-Napoli, kryesfida e kësaj jave që rrezikon të mos luhet ku edhe vetë trajneri i të kaltërve, Spalletti është me covid-19.

Tre sfidat e tjera që mund të mos zhvillohen janë, Spezia-Verona, Fiorentina-Udinese, dhe në fund Atalanta-Torino ku miqtë janë pothuajse të përgjysmuar nga koronavirusi./Ora News/.