Shokët e skuadrës nuk e duan më, Di Canio “masakron” Lukakun
Ishte shumë e sigurtë që ato deklarata do të shkaktonin një tërmet të vërtetë te Chelsea dhe në fakt kështu po ndodhë.
Romelu Lukaku ka krijuar një mur të madh te Chelsea ku në njërën anë ndodhet i vetëm e në anën tjetër janë Tuchel dhe pothuajse e gjithë skuadra.
Siç raportohet ishin Kante, Jorginho, Rudiger dhe Azpilicueta që bashkë me trajnerin morën vendimin për të mos e grumbulluar sulmuesin belg për ndeshjen me Liverpool teksa pritet një mbledhje urgjente me drejtuesen Marina Granovsakaia e cila ka në dorë gjithçka te Chelsea.
Reagimet për deklaratat e tij janë të shumta në fakt por ish sulmuesi i West Ham dhe Lazios, Paolo Di Cagno, sot analist dhe komentator bëri një deklaratë shumë të fortë duke e “poshtëruar” pothuajse bomberin belg.
“Kam parë dobësinë e një sportisti që heq dorë dhe dorëzohet pas gjashtë muajsh sepse ndoshta ka mbërritur atje me një arrogancë për faktin se nuk i kupton përmasat dhe nivelet. Ai fitoi kampionatin në Itali si protagonist bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, por nuk është Messi apo Maradona. Nëse Zapata do të kishte qenë te Inter, ata do ta kishin fituar Scudetton gjithsesi. Ai është një lojtar funksional që bën detyrën e tij dhe shkon në një ekip që është kampione e Evropës që duhet të luftojë në një ligë tjetër që është 10 herë më lart se ajo italiane sepse aty janë City dhe Liverpool, klube të niveli botëror dhe Lukaku është një nga shumtit aty”, deklaroi ish sulmuesi Italian./Ora News/.
