Ndizet merkato në Superiore, Teuta bën një goditje, Vllaznia largon sulmuesin
Janë shumë skuadra në Abissnet Superiore që mezi kanë pritur hapjen e merkatos për të bërë goditjet që ata mendojnë se mund të sjellin ndryshimin e madh.
Teuta, kampionia në fuqi e Superiore kishte nevojë të madhe për një sulmues dhe sot më në fund e ka një të tillë. Është Rubin Hebaj që ka bërë rikthimin pikërisht te ekipi durrsak teksa ka patur edhe oferta të tjera në fakt si Partizani apo Dinamo. Ai ishte në Maqedoni me Shkëndijën e Tetovës por kjo aventurë zgjati vetëm 6 muaj dhe tani si lojtar i lire firmosi me ekipin e Martinit.
Njoftimi nga Teuta:
Ndërkohë edhe te Vllaznia ka lëvizje jo hyrëse por dalëse. Është Arlind Kalaja që i ka dhënë fund aventurës me klubin shkodran për shkak të mos impenjimit nga trajneri Brdariç.
Vetëm një ndeshje ka luajtur Kalaja këtë pjesë të sezonit ndaj dhe palët vendosën ndërprerjen e bashkëpunimit me konsensus. Tashmë pritet që Dr. Sportiv, Djarmati të plotësojë grupin me një tjetër afrim në sulm./Ora News/.
